Zelanda e Re u godit sot nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.8. Tërmeti u pasua nga tsunami që goditi të gjithë bregun veri-lindor.

Autoritetet dhanë alarmin për evakuuim, por sërish raportohet për të paktën 2 viktima.

Dallgët e cunamit goditën qytezën Krist Çërç për rreth 2 orë.

Nga tërmeti i vitit 2011 në këtë qytet humbën jetën 185 persona.

Tv Klan