Të paktën 21 persona kanë mbetur të vrarë pas një sulmi ajror në një shkollë dhe qendër komunitare në Merefa, që ndodhet pranë qytetit të rrethuar të Kharkiv, në perëndim të Ukrainës.

Kryetari i komunës Merefa Veniamin Sitov tha se sulmi ndodhi pak para se të zbardhte dita. Sky News thotë se nuk ka mundur që t’i verifikojë në mënyrë të pavarur këto pretendime./tvklan.al