Të paktën 38 viktima nga përmbytjet




Të paktën 38 viktima nga përmbytjet

23:00 16/02/2022

Reshjet kanë shkaktuar rrëshqitje të dheut

Përmbytjet në Brazil kanë shënuar të paktën 38 viktima teksa ekipet e kërkim shpëtimit vijojnë kërkimet edhe për persona të tjerë të zhdukur.

Reshjet e mëdha të shiut goditën qytetin Petropolis ku pati edhe rrëshqitje te dheut të cilat kanë goditur rreth 80 shtëpi.

Mbi 300 qytetarë janë larguar nga shtëpitë e tyre. Disa mjete janë bllokuar nga shiu dhe balta e te tjera makina janë përmbysur. Bashkia e qytetit ka shpallur 3 dite zie.

Tv Klan













Të ngjashme