Një pallat u përfshi nga flakët në Valencia

10 persona humbën jetën dhe 14 të tjerë u lënduan nga flakët e mëdha që përfshinë gjatë natës këtë pallat në Valencia të Spanjës.

Zjarrfikësit arritën ta shuajnë zjarrin, paraditen e kësaj të premteje pas disa orësh luftë me flakët që nisën pasditen e të enjtes. Fillimisht u raportua se kishte 15 banorë të pagjetur, por tashmë autoritetet thonë se nuk besojnë të ketë më trupa të tjerë në ndërtesë. Ndërsa mes të lënduarve 6 janë zjarrfikës, të cilët u asfiksuan pasi u hynë në pallatin e përfshirë në përpjekje për të shpëtuar banorët.

Edhe pas shuarjes së flakëve, ekipet e shpëtimit ende nuk munden të hyjnë në pallat për kërkimin e të pagjeturve, pasi ndërtesa është ende shumë e nxehtë.

Shkaqet e zjarrit janë ende te paqarta. Flakët mendohet të kenë shpërthyer fillimisht në një apartament në katin e katërt, për t’u përhapur me shpejtësi në gjithë ndërtesën, për shkak edhe të materialit me të cilin ishte veshur ndërtesa 14-katëshe, që ishte i djegshëm lehtësisht.

Tv Klan

Zjarrfikësit duke luftuar për ta shuar zjarrin në një bllok banesor në Valencia, Spanjë, 22 shkurt 2024.