Të paktën 51 persona kanë humbur jetën dhe 20 të tjerë janë plagosur si pasojë e një shpërthimi në një minierë qymyri në Iran.

Në momentin e shpërthimit ndodheshin 69 minatorë ndërsa momentalisht rezultojnë 24 të zhdukur.

Tragjedia u shkaktua nga një shpërthim i gazit të metanit kur minatorët po punonin në një nga tunelet e minierës.

Presidenti i Iranit Masoud Pezeshkian, i cili po përgatitej të udhëtonte në Nju Jork për Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, i urdhëroi të bëhen të gjitha përpjekjet për të shpëtuar të bllokuarit dhe për të ndihmuar familjet e tyre. Ai shtoi se për ngjarjen ka nisur një hetim.

Klan News