Të paktën 8 është numri i të vrarëve nga bombardimet e forcave ruse në Podil të Kievit, tha prokurori i përgjithshëm i Ukrainës.

Shifra vijnë pas një sulmi të ndodhur në një qendër tregtare në kryeqytet.

“Sipas informacionit që kemi për momentin u goditën disa shtëpi dhe një nga qendrat tregtare”, tha kryetari i bashkisë Vitali Klitschko në Telegram./tvklan.al