Katerina Trungu është një figurë shumë e njohur dhe mjaft e dashur për publikun shqiptar. Çdo ditë nga e hëna në të premten në orën 09:00-11:00, ajo bën më interesante mëngjeset tona me emisionin e saj “Shije Shtëpie” në Tv Klan.
Gatimet tradicionale, “aroma” e gjyshes, temat edukuese dedikuar shtëpisë, shëndet kujdesit ndaj fëmijëve e shumë të tjerë transformojnë një studio televizive në “një shtëpi të vërtetë me shije”.
Mbrëmjen e kësaj të premteje, Katerina Trungu, që u ka dedikuar me dhjetëra rubrika fëmijëve, bie “në grackën” e tyre, pikërisht në Piter Pan. Me pyetjet e tyre sa naive e të çiltra, aq edhe pikante e provokuese kureshtarët e vegjël mundohen që të zbulojnë ato gjëra që shumë figura publike nuk i kanë rrëfyer më parë.
Ishte Ajla e vogël e cila pyeti Katerina Trungun nëse do të hiqte dorë ngë ‘shtëpia me shije’, (Shije Shtëpie), pasi prej kohësh moderatorja prezanton dhe një program mesdite në Klan Radion. Me sinqeritet Trungu u përgjigj se nuk do të hiqte kurrë dorë nga ‘shtëpia me shije’ për aq kohë sa publiku është i kënaqur me emisionin që moderon.
Ajla: Katerina kur isha në radio unë të pashë edhe ty aty, mos po mendon gjë që të heqësh dorë nga “shtëpia me shije”?
Katerina Trungu: Jo nuk heq dot dorë nga shtëpia. Nga “Shije Shtëpie” nuk bëhet fjalë! Për aq kohë sa jemi shumë mirë aty, na do publiku dhe kemi një audiencë shumë të mirë. Se ju na ndiqni, mua më thanë që na ndiqnit me mamatë dhe gjyshet, kur jeni pushim. Por radio pastaj, është një punë ekstra që bëhet me shumë dashuri gjithashtu. Te Radio Klan unë jam bashkë me Rei Bezhanin, me të cilin prezantojmë së bashku ‘Might Day’ në orën 12:30 në frekuencën 92.9./tvklan.al