Denis Çali ishte vetëm 33 vjeç. Një djalë gjithmonë i qeshur, siç pohojnë miqtë e tij, e siç dallohet edhe nga postimet në rrjetet sociale. I riu u shua tragjikisht në aksidentin e ndodhur pak para mesnatës së shkuar, në fshatin Fortuzaj të Tiranës. Ai udhëtonte me makinë së bashku me 26-vjeçarin Brusild Gjyla, kur në rrethana të paqarta përfunduan jashtë rruge duke rënë në humnerë.

Gjyla gjeti vdekjen në vendin e ngjarjes, ndërsa Çali u dërgua në spital ku dhe ndërroi jetë gjatë orëve të natës (Lexo më shumë). Një ngjarje tragjike që ka tronditur të gjithë ata që i njihnin dy të rinjtë. Një mik i 33-vjeçarit shprehet se nuk mund ta besojë ende largimin e tij nga kjo jetë, në moshë kaq të re, ndërsa tregon se kishte biseduar me të mbrëmjen e shkuar.

“E mër vëllai si ike tamam pabesisht, s’ia merrte mendja kujt se një rob si ti do ikte në moshë kaq të re. Nuk mbaj mend të të kem pa një herë të mërzitur, në kaq kohë sa të njoha. Jo më gjatë se mbrëmë folëm e ishe duke qeshur, siç ke qenë përherë, po të paska pas dashur Zoti afër vetes. Akoma se besoj këtë gjë… Të qoftë dheu i lehtë, inshallah, e qofsh i Xhenetit! Ngushëllime familjes, zor se do ketë DY si ti o Denis Çali”, shkruan miku i tij në një postim në rrjetet sociale./tvklan.al