Qeveria premton se në vjeshtë të gjitha familjet që mbetën pa strehë nga tërmetet e 2019 në Thumanë, do të kthehen në shtëpitë e rindërtuara. Në Thumanë janë 155 banesa individuale dhe 278 apartamente që janë pjesë e programit të rindërtimit.

Kryeministri në fillimin e kësaj javë ka inspektuar disa kantiere ku po ndërtohet apo kanë përfunduar në zonën e Krujës e Fushë Krujës e Laçit. Në Derven të Krujës ka përfunduar shkolla 9-vjeçare dhe kopshti “Kastrioti”, ndërsa në Luz të Krujës shkolla dhe kopshti “Hajdar Hoxha”.

Në total janë 160 që u dëmtuan nga tërmeti dhe që do të rindërtohen, një pjesë e të cilave po bëhen me fondet e Bashkimit Europian.

Tv Klan