Në emisionin Opinion, mbrëmjen e kësaj të enjteje i ftuar do të jetë Kryeministri Edi Rama përballë Blendit Fevziut dhe një paneli gazetarësh.

Lajmi e konfirmon kryeredaktori i emisionit, gazetarit Drini Zeqo, i cili në një postim në rrjetet sociale shkruan: “E mësuam edhe qeverinë e re… për më shumë sonte në Opinion, live 21:00, Edi Rama përballë gazetarëve ”.

Kryeministri pritet të flasë për qeverinë e re, çështjen e refugjatëve, Ballkanin e Hapur dhe ngjarjet e aktualitetit politik. Përballë tij do të jenë gazetarët Robert Rakipllari, Erla Mehilli, Dorian Kodra, Mentor Kikia.

“Opinion” nis mbrëmjen e kësaj të enjteje sezonin e 25-të me një studio të rinovuar dhe format të përmirësuar.

Gazetari dhe drejtuesi i emisionit Blendi Fevziu zgjodhi ta njoftonte publikun për nisjen e sezonit të ri me anë të një video në rrjetet sociale më 31 Gusht, ditën kur ky emisionin festoi 24 vjetorin.

Emisioni Opinion mbush sot 24 vjet që prej 31 Gushtit të vitit 1997, kur nisi kështu në Televizionin Publik Shqiptar të asaj kohe. Ne nisim sezonin e 25-të në Televizionin Klan, nga 2 Shtatori, me një studio të rinovuar dhe padyshim me format të përmirësuar. Do rishihemi më 2 Shtator për sezonin e ri. Sezonin e 25 të emisionit Opinion. Mirupafshim”, u shpeh Fevziu.

/tvklan.al