Studimi në Australi: Vaksinat efektive edhe ndaj variantit Delta

Një studim i kryer bazuar në kulmin e rasteve te infektimeve me Covid-19 në Australi në muajt Gusht dhe Shtator ka treguar efektet mbrojtëse të vaksinave edhe ndaj variantit Delta.

Raporti tregoi se personat të cilët ishin plotësisht të vaksinuar kishin gjasa shumë herë më të ulëta për të kaluar në terapi intensive apo për të humbur jetën në krahasim me ata që nuk i kishin marrë dozat.

Kur kapacitetet e terapisë intensive në Australi po ezauroheshin, ajo çfarë u vu re ishte se shkalla e personave që ishin plotësisht të vaksinuar që humbisnin jetën ishte 0.9% për 100 mijë banorë.

Ndërsa shkalla e vdekshmërisë për ata të cilët ishin të pavaksinuar ishte 15,6%  për 100 mijë banorë, një shifër kjo e cila është 16 herë më e lartë.

Studimi i kryer synon të rrisë ndërgjegjësimin e popullatës dhe veçanërisht të rinjve për të marrë dozat e vaksinave.

Tv Klan