Nelaj: Mbrojtja e plotë arrihet 10 ditë pas dozës së dytë

Aktualisht procesi i vaksinimit po vijon me personat mbi 50 vjeç dhe grupet e riskut. Ekspertja e vaksinimit Erida Nelaj u bën apel qytetarëve të vaksinohen dhe të mos neglizhojnë marrjen në kohë të dozës së dytë.

Po i afrohemi tashmë 1 milion vaksinimeve, ku 420 mijë janë individë që i kanë marrë të dyja dozat. Është shumë e rëndësishme që edhe nëse bëjmë plane për të lëvizur, të sigurohen që kanë bërë të dyja dozat dhe ne kemi thënë mbrojtja më e mirë është gjithmonë një javë deri në 10 ditë pas dozës së dytë dhe mund të jenë më të qetë për të lëvizur”.

Europa është vënë në alarm prej javësh nga varianti indian i koronavirust që po përhapet me shpejtësi. Vendi ynë ende nuk ka identifikuar praninë e ketij virusi por risku sipas ekspertëve është i lartë.

Mbrojtje 100% nuk ka, por gjithsesi janë studiuar vaksinat dhe shihet që ka mbrojtje, edhe pse mund të mos jetë maksimale, por një lloj evitimi të shkuarjes në spital, vaksinat e japin. Kjo është e rëndësishme”.

Në Shqipëri po përdoren 4 vaksina për imunizimin e popullatës.

Vazhdojnë vaksinimet me doza të dyta të vaksinës Sputnik. Po mbyllen me doza të dyta të vaksinimeve të kryera me AstraZeneca, kemi vaksinën Coronavac me të cilën kemi filluar me dozat e para dhe do të plotësojmë me të dytat”.

Deri tani janë mbi 200 mijë vaksina Pfizer, 195 mijë AstraZeneca,60 mijë Sputnik dhe 660 mijë Coronavac.

Klan News