Që nga flokët, lëkura dhe deri tek sëmundjet kardiovaskulare, këto janë disa nga arsyet pse duhet të pini birrë. Por, sigurisht pa e kaluar masën. Birra nuk përmban yndyrë, kolesterol, por është e pasur edhe me materie ushqyese si fibrat, magnezi, seleni, kaliumi, fosfori, kromi dhe vitaminat e kompleksit B.

Sipas studimeve të kryera këto janë disa nga arsyet pse të konsumoni birrë ju bën mirë për shëndetin.

-Ajo parandalon sëmundjet kardiovaskulare. Falë kaliumit dhe vitaminave B (sidomos B6) që neutralizojnë efektet negative të homocisteinës, birra ndihmon në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare.

Birra e bën lëkuren të duket më e re dhe më e bukur. Ekspertët thonë se vitaminat e caktuar në birrë e rigjenerojnë lëkurën dhe kanë ndikim pozitiv.

-Të konsumoni një ose dy gota birrë, sigurisht, nuk ju bën më të zgjuar, por rrit kreativitetin.

-Birra parandalon diabetin e tipit 2.

-Pini maksimumi një birrë në ditë. Është e mirë për kockat tuaja. Nëse keni probleme me kockat, një ndër përftimet e të konsumuarit birrë është dhe kjo.

-Birra është konfirmuar si një aleat në parandalimin e osteoporozës.

-Birra mund t’ju mbajë të rinj. Birra është e pasur me fibra, pasi prodhohet nga elbi, i cili është shumë i pasur me fibra.

-Tensioni i lartë mund të jetë përgjegjës për një sërë problemesh shëndetësore, por birra e ul rrezikun e hipertensionit, sipas disa shkencëtarëve. /tvklan.al