Si çdo fundjavë, policia rrugore ka vazhduar aksionin në kryeqytet për kontrollet e drejtuesve të automjeteve. Kështu në pranga kanë përfunduar 6 drejtues mjetesh, të cilët ishin në timon në gjendje të dehur.

Dhjetëra efektivë të policisë rrugore ishin shpërndarë në zona të ndryshme të Tiranës, duke përdorur Dragerat dhe Radarin.

50 leje drejtimi janë pezulluar, nga këto: 18 leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara në qytet; 32 leje drejtimi për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit dhe në gjendje të dehur.

59 drejtues mjetesh u dërguan për të dalë para komisionit. Gjithashtu janë marrë edhe 17 masa administrative për rrip sigurimi, shkelje semafori dhe përdorim të celularit. /

tvklan.al