Të prekur nga diabeti, por nuk përballojnë dot kostot e mjekimit (Video)

Të prekur nga diabeti, por nuk përballojnë dot kostot e mjekimit (Video)

21:04 26/04/2019

Saimir Dozhe, është vetëm 35 vjeç dhe vuan nga diabeti. Rastësia e bëri të mësojë dhe të kuptojë problemin e tij. Saimiri kërkon rimbursimin e fishave për diabetikët, pasi në një muaj i kushtojnë 80 mijë Lekë të vjetra.

Arsim Toro, nga Shoqata e Diabetikëve thotë, se numri i të prekurve nga kjo sëmundje, po rritet çdo ditë. Vetëm të deklaruar zyrtarisht janë 75 mijë vetë.  Ai thotë, se një person me diabet ka një kosto vjetore prej 3 milionë e 800 mijë lekë të vjetra,  kurse dëmtimi i syve, që vjen si pasojë, ka kosto prej 1 milionë e 200 mijë lekë të vjetra.

Saimir Dozhe:

Rastësisht zbulova se jam me diabet dhe e kam pasur mbi 700 kur shkova në spital. Aty bëra të gjitha analizat dhe më doli 10.6 nga 6.5 që duhet të ishtë. Ju drejtova emisionit “Stop” që zonja ministre të hapë sytë dhe për në dhe të na rimbursojë fishat, pasi një fishë e tillë shkon 500 Lekë të vjetra. Unë harxhoj 8 fisha në ditë dhe në muaj më shkon 80 mijë Lekë fisha, me një rrogë minimale që kam unë nuk ja dal dot. Kur na bije sheqeri e shikojmë, kur ulet na dridhet trupi, kur rritet djersitim. I kërkoj zonjës ministre të na rimbursojë fishat pasi si unë ka dhe shumë shqiptarë të tjerë.

Arsim Toro, nga Shoqata e Diabetikëve:

Në duke qenë vetë pacientë dhe shoqatë pacientësh kemi vënë re se numri i personave me diabet po rritet shumë dhe po  bëhet si një grip i paparandalueshëm. Veç personave që janë me diabet 75 mijë mendohet që të jetë dhe një 10 % i pazbuluar. Ne kemi bërë peticione, kërkesa pafund për rimbursimin e fishave. Zotëria në fjalë ka shumë të drejtë, pasi ai nuk është mësuar me jetën e diabetit dhe duhet të bëjë sa më shumë matje që të ketë një diabet në kontroll. Nëse ky diabet i del jashtë kontrollit i fillojnë dëmtimet e panumërta që fillojnë që nga venat e gjakut, gërryhen që nga dëmtimi i syve që nga dëmtimit i prerjes së gjymtyrëve, apo me trurin dhe zemrën. Problemet e komunitetit tonë janë shumë që mëdha duke filluar që nga fishat, etj. Ministria duhet të na ulë në një tryezë që të na dëgjojë dhe të marri masa me afate që të gjejnë zbatim. Të gjitha këto probleme janë shqetësime që ne i vuajmë dhe me shpenzime ekonomik, dhe kostoja vjetore e një personi me diabet shkon në 3 milion e 8 mijë Lekë 

të vjetra, kurse dëmtimi i syve që vjen nga diabeti dhe që është më i përhapur arrin në 1 milion e 200 mijë Lekë të vjetra, dhe po ti kesh të dyja shkon në 5 milionë Lekë të vjetra. Pyetja për shtetin shkon se si do i paguajnë këta njerëz këto shuma të mëdha./tvklan.al

Të ngjashme
Kolegji Profesional AKSHI