Priten rrebeshe dhe stuhi shiu, në male do të ketë dëborë
I gjithë vendi ynë është përfshirë këtë të enjte nga një mot i qëndrueshëm dhe me diell.
Por kjo nuk do të zgjasë shumë pasi e premtja pritet të sjellë sërish motin e keq me reshje shiu dhe temperatura të ulëta.
Sinoptikanët parashikojnë që pas mesditës së nesërme vendi ynë të ndikohet nga kalimi i një fronti të ftohtë atmosferik shoqëruar me masa ajrore të lagështa.
Për pasojë në të gjithë territorin do të ketë reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave.
Duke filluar nga orët e pasdites përgjatë Ultësirës Perëndimore reshjet në periudha afatshkurtra do jenë me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive.
Ndërkohë që në majat e maleve në lindje të territorit reshje do jenë në formën e dëborës.
Tv Klan