Ditën e premte në Kryesinë e Kuvendit do të mblidhet Komisioni i Reformës Zgjedhore. Në këtë seancë pritet që të miratohet plani i punës.

Kujtojmë se mbledhja e parë nuk u zhvillua për shkak të protestës së opozitës. Pjesa më e madhe e deputetëve të grupimit të Bardhit “zaptuan” sallën ku do të riktheheshin pas 2 vitesh mungesë anëtarët e Komisionit të Reformës Zgjedhore për të zhvilluar mbledhjen, ku do të miratohej ky kalendar pune.

Ata zunë vendin e dy bashkëkryetarëve dhe anëtarëve të shumicës.

Derisa të gjitha palët vijojnë të drejtojnë gishtin e akuzës nga njëra-tjetra, fati i Reformës Zgjedhore mbetet në pikëpyetje, edhe pse ndërkombëtarët insistojnë në kryerjen e saj në bashkëpunim me të gjithë aktorët./tvklan.al