E premte, e Shtunë, e Diel  janë tre ditët e “Sunny Hill Festival” në Prishtinë, e konkretisht në një park kombëtar si ai i Gërmisë.

Agjenda nuk është vetëm ngjitja e këngëtarëve, disa prej të cilëve të njohur në tregun e madh të muzikës botërore e të tjerë në atë ballkanik, por edhe aktivitete të tjera që gjithnjë zhvillohen nën tingujt e muzikës së luajtur drejtpërdrejt.

Mbi 30 artistë do të sjellin më të mirat e këtij viti në këtë skenë, që në mbrëmjen e 10 Gushtit rikthen një emër që renditet në listën e këngëtareve më të vlerësuara të momentit, Dua Lipa.

Dje në mbrëmje ajo ishte para gazetarëve për t’u komunikuar se ndihet shumë mirë që ndodhet në Kosovë, për të cilën dëshiron që bota ta njohë.

Për krijuesin e “Sunny Hill”, që është edhe i ati i Duas, festivali gëzon statusin i veçantë.

11 dhe 12, do të ngjisë në skenë të tjerë artistë që gëzojnë famë në Shtetet e Bashkuara apo Evropë.

Vjen për herë të parë në vendin e origjinës, reperi amerikan Action Bronson….apo D.J holandez Martin Garrix…!

Për publikun dhe për organizatorët, vlerë e këtij festivali që synon të ndërkombëtarizohet vit pas viti, janë po aq edhe këngëtarët shqiptarë.

Tv Klan