Skënderbeu do të nisë mbrojtjen e titullit të premten me ndeshjen me Partizanin. Orges Shehi tani është në rolin e trajnerit dhe beson se shokët e dikurshëm të ekipit dhe të rinjtë e afruar së fundi do të jenë të denjë për të arritur objektivat e klubit.

“Kemi shumë lojtarë me përvojë brenda që kanë shumë trofe, por që kanë ende uri për të fituar dhe do të jenë ata që do të marrin ekipin për dore”.

Për Partizanin pritet të jetë një tjetër sezon në kërkim të titullit që mungon prej shumë kohësh. Megjithaë trajneri Skënder gega nuk kërkon ta nisë kampionatin, duke folur menjëherë për objetiva.

“Nuk kemi presion që të dalim kampionë. Unë personalisht shikoj kampionatin si një sfidë të gjatë ku çdo javë duhet të marrim maksimiunin dhe objektivat vijnë duke u konsoliduar”.

Këtë sezon janë rikthyer në Superligë Tirana dhe Kastrioti. Bardheblutë do të presin Kamzën, ndërsa ekipi krutan do të luajë me Luftëtarin në Gjirokastër.

Tv Klan