Te Paris Saint-Germain do të ketë një mbledhje për shkak të tenisonit në rritje mes dy yjeve të sulmit, Kilian Mbape dhe Nejmar. Drejtuesit e klubit parisien do të ballafaqojnë francezin dhe brazilianin, që të sheshojnë msomarrëveshjet mes tyre, ndërsa përplasjet mes dyshes së repartit ofensiv sa vijnë e shtohen, raporton gazeta franceze “L’Equipe”.

Komunikimi mes Mbapesë dhe Nejmarit ka qenë i mirë, por largësia mes të dyve filloi kur në ekip erdhi Lionel Mesi. Braziliani tani shoqërohet më shumë me shtatë herë fituesin e Topit të Artë, me të cilin ka pasur një marrëdhënie të afërt te Barcelona.

Tensionet u rritën nisur nga një pëlqim të një mesazhi në tuiter nga ana e brazilianit, që thoshte se Mbape gjuante penallti vetëm sepse e kishte të përcaktuar në kontratë. Në rrjetet sociale janë bërë publike pamjet, ku Nejmar dhe Mbape debatojnë për të gjuajtur penalltinë e dytë në takimin kundër Montpeliesë të fituar 5-2.

Francezi gaboi në penalltinë e parë dhe në mundësinë e dytë, braziliani mori topin. Mbape protestoi, por Nejmar në fund gjuajti dhe shënoi.

Klan News