Pandemia me koronavirusin ka bllokuar çdo gjë. Vende të ndryshme kanë mbyllur kufijtë dhe i kanë kërkuar njerëzve që të vetëizolohen.

Mirëpo kjo gjë vjen me “pasoja”. Vetëizolimi ka bërë që shumë njerëz ta kenë të vështirë të shkojnë tek berberi apo parukjerja, pasi konsiderohen si vatra infeksioni të sëmundjes.

Por disa njerëz janë më të guximshëm se të tjerët. BBC ka shpërndarë pamjet ku berber bëhet një anëtar i familjes dhe rezultati për kohën ku jemi është “i pranueshëm”. /tvklan.al