Në ditën e të rënëve të policisë në krye të detyrës, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha akuzon qeverinë se ka tradhtuar sakrificën e tyre pasi po bashkëqeverisin me krimin.

Sipas kreut të demokratëve, krimi që luftuan të rënët e policisë, sot është një kupolë mafioze në krye të shtetit.

Reagimi i kreut të PD Lulzim Basha:

 Sot eshte dita e te reneve te policise ne krye te detyres, nje dite qe na kujton per ata burra ne uniforme me kurajo e integritet qe dhane jeten ne lufte kunder krimit. 

Askush nuk ka bere me shume se ata per rendin e drejtesine ne kete vend. Menyra me e mire per ti kujtuar e per te vleresuar vepren e tyre eshte beteja pa kompromis ndaj krimit, bandave e droges. Vetem keshtu shpirti i tyre do prehej ne paqe.

Per fat te keq, ata sot jane te tradhetuar dhe shpirti i tyre i trazuar, sepse krimi qe ata luftuan, ndan pushtetin me qeverine. Krimi qe ata luftuan sot eshte ne formen e kupoles mafioze ku jane bashke qeveria e bandat. Ku shefat e komisariateve, besnike te qeverise, ndihmojne trafikantet, e dhunojne te pamundurit. Deshmoret e policise dhane jeten per tjeter gje, per sigurine e qytetareve dhe per te ndalur krimin. 

Ne nuk mund ta leme sakrificen e tyre te shkoje dem.  Krimi, bandat dhe mafia duhen shtypur, por kjo behet e mundur vetem me nje qeveri qe nuk i mbron dhe ndan pushtetin me ta por i lufton, i ndeshkon dhe i con ata dhe pushtetaret e korruptuar qe sot jane mburoja e krimit para drejtesise.​

/tvklan.al