Të rinjtë demokratë protestë homazh për vdekjen e 53-vjeçarit



Të rinjtë demokratë protestë homazh për vdekjen e 53-vjeçarit

19:02 26/10/2020

Të rinjtë e FRPD –së dhe studentë të Mjekësisë ndezën qirinj para Kryeministrisë këtë të hënë në një protestë homazh për 53-vjeçarin Lutfi Çekirrin, i cili sipas PD-së vdiq në dyert e spitalit pa marrë ndihmën e duhur mjekësore.

“A ka kauzë më të drejtë se jeta? Çdo opozitë në thelb dhe mision të saj, ka jetën e qytetarëve dhe mirëqenien e tyre.  Jemi të bindur se ajo që i ndodhi Lutfiut nesër mund t’i ndodhi çdo kujt prej nesh që jemi qytetarë të thjeshtë. Kjo humbje jete ka ndodhur sepse është çështje prioritetesh”, tha Belind Këlliçi i cili shtoi se qeveria nuk llogarit qytetarët, por milionat që shpenzohen për inceneratorët.

Partia Demokratike denoncoi ditën e djeshme vdekjen Lutfi Çekirit nga Ndroqi, i cili vetëm 24 orë përpara se të humbiste jetën denoncoi sorollatjen që po i bëhej nga autoritet shëndetësore pa i dhënë zgjidhje. Për demokratët ajo është prova më e fortë për kolapsin e shëndetësisë për shkak të mosmenaxhimit të duhur të pandemisë.

Por në një reagim të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” lajmëron se nga verifikimet e kartelës klinike dhe ecurisë së ndjekjes klinike të pacientit 53-vjeçar, rezulton se ai ka marrë ndihmën mjekësore të nevojshme./tvklan.al





Të ngjashme