Për herë të parë me Shqipërinë, pas një ndeshjeje me kombëtaren e shpresave, Giacomo Vrioni, e di se nuk do të kate të lehtë të zërë pozicionin e titullarit në repartin e sulmit por premton se do të punojë për këtë.

“Jo e lehtë nuk është në asnjë vend. Këtu ka shumë sulmues të fortë që kanë luajtur në Shqipëri dhe trajneri bën zgjedhjet e veta. Por unë do ta vë në dyshim deri në fund.”

Edhe pse në vështirësi për të kuptuar dhe shprehur në shqip, Egzon Binaku, gjithsesi thotë se Shqipëria do ta ketë më të lehtë ndeshjen e kthimit me Skocinë pasi tashmë Kombëtares i duhet të ngjitet më tej në kompeticionin e Nations League.

Dy lojtarët janë nga emrat e rinj të grumbulluar në përfqësuese, talenti i të cilëve nuk mungon, por duhet të fitojnë besimin e trajnerit.

Tv Klan