Ka lindur në Shqipëri nga dy prindër që në ‘91 zgjodhën Tiranën për të ndërtuar familjen e re edhe pse me origjine iraniane. Por jo vetëm që nuk e mendon të ardhmen në një vend tjetër veç Shqipërisë, por ka shqiptarizuar dhe të dashurën e tij të lindur në Londër.

Historinë e tij, Naimi, sipërmarrës që do të promovojë turizmin shqiptar e ndau në podcastin e kryeministrit Rama.

“Ta shohin njerëzit çfarë është Shqipëri”, tha Naimi.

“Njerëzit shqiptarë janë shumë mikpritës dhe nuk është e vërtetë çfarë thuhet në Angli”, tha e dashura e tij.

“Kanë ardhur nga fundi i botës dhe janë bërë shqiptarë dhe duan të jetojnë në Shqipëri, a e kupton apo jo? Në Kembrixh dentiste, tjetri biznesmen edhe kanë ardhur këtu. Pse? Se ka një gjë këtu që nuk e gjen në asnjë vend tjetër”, tha Rama.

Ndërsa Ersi dhe Fatjoni që ishin të ftuar në po të njëjtën puntatë, tregojnë se janë kthyer nga emigracioni për të përhapur një sport aspak të njohur në Shqipëri, por që po tërheq dhe shumë turistë kryesisht holandezë.

Kur njeri prej të ftuarit i dhuroi dy shishe vere, Rama e shfrytëzoi sërish si mundësi për të hedhur poshtë akuzat e ish-zëvendësit e tij se kryeministri konsumon verë që kushton 33 mijë Euro.

“Nuk e pi 33 mijë euro një herë se është estradë fare kjo”, tha Rama.

Tv Klan