Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar pas protestës së të rinjve të FRPD-së dhe grave demokrate ditën e sotme, të cilët e pritën Bashën duke i hedhur vezë.

Bardhi thotë se keqpërdorimi i grave dhe të rinjve si mjet dhune i pakicës brenda të njëjtës familje tregon se “porositësi e ndien fundin e vet politik”.

“Çfarë shëmtie, çfarë turpi! 20 antimitingashët, si vullnetarët shëtitës të Enverit, jo vetëm model i vjetëruar dhe vetëdiskretitues, por prova më kuptimplotë se e shkuara duhet lënë pas përgjithmonë. Keqpërdorimi i grave dhe të rinjve si mjet dhune i pakicës brenda të njëjtës familje politike tregon se porositësi e ndjen fundin e vet politik. Për PD, gratë dhe të rinjtë janë gur themeli për ringritjen si një forcë moderne drejt pushtetit”, tha Bardhi./tvklan.al