Një grup të rinjsh në Francë janë kthyer në heronj. Ata janë ngjitur në katin e tretë të një ndërtesë dhe kanë shpëtuar një familje nga flakët.

Mediat e huaja kanë publikuar dhe një video që shihen të rinjtë teksa ngjiten në katin e tretë nga dritarja dhe mundohen që të nxjerrin anëtarët e një familjeje, pasi pabesa e tyre po digjej.

Mes personave që ata arritën të shpëtonin ishte dhe një foshnje 6 muajshe, e cila është dërguar në spital dhe është nën kujdesin e mjekëve. Foshnja arriti të shpëtonte duke e hedhur nga ballkoni dhe ra e sigurt mbi një dyshek që u vendos në oborrin poshtë dritares.

Zjarri mori përmasa të mëdha dhe u përhap në godina të tjera dhe u desh ndërhyrja e zjarrfikësve që të qetësonin situatën.

Tashmë për grupin e të rinjve që shtëpi nga flakët një familje të tërë është nisur një peticion që kërkon një vlerësim për ta./tvklan.al