Sondazhi Yougov: Ngjarjet e viteve të fundit  ulën autoritetin e familjes mbretërore

Të rinjtë në Britani mendojnë se vendi nuk duhet të ketë më monarki dhe  preferojnë më shumë një kryetar shteti të përzgjedhur nga populli.

Të dhënat vijnë nga sondazhi YouGov, ku mendohet se ngjarjet e dy viteve të fundit kanë ulur autoritetin e familjes mbretërore, e cila i ka fillesat e saj që prej vitit 1066. Sipas sondazhit, 41% e të anketuarve nga mosha 18 deri 24 vjeç thanë se preferojnë një kryetar shteti të zgjedhur, krahasuar me 31% që dëshironin një mbret apo mbretëreshë. Kjo ishte një përmbysje e të dhënave të sondazhit të zhvilluar dy vite më parë, kur 46% e të rinjve preferonin monarkinë.

Muajt ​​e fundit kanë qenë të vështira për Windsor-ët, me vdekjen e princit Philip në Prill si dhe krizës që pasoi nga intervista e Harry dhe gruas së tij Meghan. Anketimet e mëparshme kanë treguar se ka pasur një ndarje moshe në preferenca, ku brezat e rinj kishin pikëpamje më të favorshme për Harry dhe Meghan krahasur me homologët e tyre të vjetër.

Krahas rezultatit nuk ekziston asnjë mundësi për t’i dhënë fund monarkisë. Por ndërsa mbretëresha mbetet në fron, ekziston shqetësimi për mbretëritë që do të pasojnë të cilëve u vihet në dyshim mbështetja nga britanikët e rinj. Për sa i përket të anketuarve të grupmoshave 25-49, si dhe mbi 65 vjeç, rezultati shfaqi se nuk kanë ndonjë ndryshim të madh krahasuar me ato të dy viteve të kaluara, që do të thotë se ende e preferojnë monarkinë.

Klan News