I ftuar në studion e “Aldo Morning Show” në Tv Klan, kandidati për deputet i PD-së për qarkun e Tiranës, Grigels Muçollari foli për angazhimin e tij në politikë. Ai pati një rezultat shumë pozitiv në primare, e megjithatë kandidon në listë të hapur, por duket se kjo nuk e shqetëson aspak.
Në studio ai shprehet se pavarësisht se ngjan si një strukturë e ngurtë, PD nuk është e tillë, duke shtuar se shumë të rinj janë angazhuar në politikë, krah forcës së djathtë. Gjatë fjalët së tij, ai pohoi se të rinjtë në polikë trajtohen vetëm si makijazh, kurse në fushatë elektorale trajtohen si numra.
Grigels Muçollari pati një vërejtje të ashpër dhe për kundërshtarët politikë, e aq më tepër për platformën “Deputeti që duam”, të cilën e cilësoi si diçka të tmerrshme, që cenon elementet e parlamentarizmit
Grigels Muçollari: PD pavarësisht se ngjan kështu si strukturë e fortë, apo si strukturë e ngurtë, nuk është e tillë. Por, ka një parim të caktuar dhe e ka pasur gjithmonë që duhet të kalosh disa etapa, disa faza dhe të garosh në parlament.
Aldo: Partitë politike shqiptare, i shohin vërtet të rinjtë si fuqi, apo si numra për protesta dhe fushatë?
Grigels Muçollari: Shumicën e rasteve i shikojnë si makijazh dhe aspak si fuqi. Por, kur fillojnë momentet e zgjedhjeve i shikojnë edhe si numra elektoralë. Në këtë aspekt, po të shikoni nga të dyja partitë, nga kreu i PS u krijua një platformë që u quajt “Deputeti që duam” dhe ti aplikoje sikur të aplikojë si një vend pune. Diçka absurde! Politika është arti i përfaqësimit mbi të gjitha përveçse arti i lidershipit dhe ta trajtosh parlamentin e Shqipërisë si një vend pune kur kryetari i partisë të merr në punë. Është diçka e tmerrshme, që do të thotë se thyen çdo element të parlamentarizmit./tvklan.al