Të rinjtë e kanë humbur besimin te partitë politike.  51% e tyre nuk besojnë aspak tek ato, ndërsa mbi 80 % shprehen se nuk duan të angazhohen në politikë, pasi nuk shohin asnjë mundësi për përmirësim të situatës ku ndodhet vendi.

Në sondazhin e publikuar nga “Qëndresa Qytetare”, kanë qenë pjesëmarrës rreth 1200 të rinj të grupmoshës 18-30 vjeç në 61 bashki të vendit. 24% e të anketuarve kanë thënë se nuk do të votojnë në zgjedhjet e ardhshme.

Në shifra alarmante është edhe niveli i atyre që zgjidhjen e shohin te emigracioni.

Klan Plus