Vëzhgim në disa qytete, të moshuarit më të frikësuar

Ndonëse në Shkodër janë mbi 1350 raste aktive me Covid-19 qytetarët nuk janë të ndërgjegjësuar. Ka nga ata që nuk i mbajnë maskat mbrojtëse.

Të moshuarit thonë se nuk kanë frikë nga koronavirusi edhe pse shifrat janë përditë në rritje.

“Jo nuk kemi frikë”, thotë një qytetar.

Të tjerë kujdesen që të regjistrojnë rregullat.

“I respektojmë se druhemi, jemi edhe në moshë”, thotë një qytetare.

Ndryshe është situata në Korcë. Ka qytetarë që mbajnë dy maska ndërsa më të kujdesshëm janë të moshuarit. Kërkojnë edhe masa shtesë.

“Me dy maskam kam dal dhe me xhinxher në gojë. Ruhemi se s’ka kush të na ndihmojë. Duhet të ketë masa të reja dhe më të rrepta”, shprehen disa qytetarë.

Qytetarët në Elbsan ndihen të frikësuar nga situata e rënduar e pandemisë si dhe nga fakti i infektimeve në mosha të reja.

“Ti nuk e di se nga të vjen ajo, mund të vijë menjëherë. Frikë është ajo, ikën para kohe. Frikë është se është e padukshme”, thonë disa qytetarë në Elbasan.

Në këtë qytet është hapur prej ditësh edhe spitali Covid po sipas të dhënave nga autoritetet shëndetësore  po trajtohen 30 pacientë ndërsa kapaciteti është 81 shtretër.

Klan News