Të rinjtë dhe puna! Në Itali ndryshon trendi dhe lindin 300 biznese në ditë, shumica e të cilave në bujqësi, nga të rinj nën moshën 35-vjeç.

Kështu Italia fiton vendin e parë të podiumit në Evropë, përsa i përket tregut të punës në fushën e biznesit privat. Ndërkohë që Italia përballet me një tjetër plagë shoqërore, ikja e trurit, ose ikja e të rinjve të diplomuar në vende të tjera në kërkim të një punësimi më të mirë.

Por sipas INSTAT-it dhe të dhënave të fundit edhe të Dhomës së Tregtisë, numri i të ikurve është shumë më i ulët në krahasim me ata të rinj të sapo diplomuar që po guxojnë të hapin bizneset e tyre, duke regjistruar kështu jo pak, por 30% të të gjitha kompanive të reja në të gjithë territorin e gadishullit. 

Të rinjtë në Itali gjatë vitit 2017, kryesisht janë përqendruar në sektorin e tregtisë, të ndërtimit, bujqësi dhe turizëm. Aktualisht numërohen 53.475 kompani bujqësore të drejtuara nga të rinj duke shënuar një rritje deri në 9% në tremujorin e fundit të 2017.

Klan Plus