Të rinjtë refuzojnë punësimin – TV KLAN

Të rinjtë refuzojnë punësimin

Paga nuk mjafton për t’i tërhequr në tregun e punës

Me afrimin e sezonit turistik në Lezhë janë shtuar kërkesat për krah pune. Por biznesi i vogël e ka të vështirë të gjejë staf, ndonëse  sipas tyre paga që ofrohet është e përafërt me vendet e rajonit.

Artan Ferrza, Administrator Biznesi Shengjin: Kam një muaj që kam nxjerrë lajmërimin dhe nuk me ka ardhur askush.

Arber Advija që menaxhon një shkollë trajnimi në sektorin e shërbimeve thotë se një pagë e mirë nuk mjafton për të tërhequr të rinjtë në tregun e punës.

“Pagesat janë të mira, por çështja mbetet te oraret. I mbajnë me ore të zgjatura.”

Të rinjtë dhe të rejat që janë pjesë e kurseve profesionale shohin si prioritet largimin jashtë vendit.

Lezha është një prej qyteteve me nevoja në rritje të punësimit, sidomos gjatë sezonit të verës kur fluksi i turistëve është edhe më i madh.

Tv Klan

Kategori
AktualitetTe funditTë gjithaVideo
0 Komente

Përgjigju

*

*





Emisione