Festat për mbarimin e shkollës janë kthyer në vatra të infeksionit

Party, alkool dhe harbim nga një pjesë e madhe e studentëve të cilët kanë festuar diplominin janë këto pamje të cilat kanë sjellë shqëtësime nga ekspertët në SHBA.

Zv/Presidenti Mike Pence ka deklaruar se të rinjtë janë bërë shkaku kryesor i rritjes së infektimeve gjatë javëve të fundit .

Grumbullimet në pishina si dhe në shtëpi në më shumë se 20 persona ka bërë që Covid-19 në SHBA të kthehet në një problem serioz.

Situata paraqitet më kritike në shtetet jugore të SHBA, ku infektimet e shumta kanë bërë që autoritetet të izolojnë sërish qytetet.

Disa qytete të shteteve federale të Kalifornisë, Teksasit, etj. janë shndërruar në vatrat kryesore të koronavirusit. Në vend janë anuluar gjithashtu edhe tubimet politike të cilat përkojnë edhe me fushatën presidenciale që Trump po organizon.

Pence ka deklaruar se spitalet në SHBA tanimë duhet të shtojnë kapacitetet pasi i rrezikohen kolapsit nisur edhe nga rritja e rasteve me Covid. Deri më tani, koronavirusi ka prekur mbi 2.6 milionë njerëz prej të cilëve mbi 128 mijë kanë humbur jetën.

Masa bllokuese janë vendosur sërish edhe në Kinë dhe në disa vende evropiane. Në Pekin gati gjysmë milioni njerëz janë vendosur në karantinë.

Vetëm punëtorët të shërbimeve prodhuese lejohen të dalin nga shtëpitë, ndërsa një anëtar i një familjeje lejohet të dalë një herë në ditë për të blerë ushqime.

OKB është shprehur se rikthimi edhe njëherë i izolimit do sjellë edhe më shumë dëme në ekonomi, kryesisht për ato vende që kanë çelur edhe sezonin turistik.

Klan Plus