Dy të rinj shqiptarë ishin pjesë e një takimi që Presidenti francez, Emanuel Macron zhvilloi me një grup studentësh, në ditën e dytë të vizitës në Beograd. Me ta bisedoi Idro Seferi.

Rina Kadiri, është nga Rahoveci i Kosovës, kurse Mikel Zito, është nga Vora. Kanë qenë studentë dhe bëjnë projekte për të rinjtë. Tani janë më të qetë pasi kanë kryer misionin në Beograd. Ky është momenti kur Presidenti francez, Emanuel Macron, u flet studentëve që janë pjesë e Fondacionit Ryco, nga i tërë rajoni. Rina dhe Mikeli këtu kanë përfaqësuar Kosovën dhe Shqipërinë. Pak orë më vonë thonë se ishin të lumtur për të folur me Presidentin francez dhe homologun e tij serb, Aleksandër Vuçiç.

Rina thotë se i ka treguar Macron, por edhe Vuçiç për nevojën që kanë të rinjtë. Si shqiptare e Kosovës e ka patur me rëndësi përfaqësimin.

Mikeli, thotë si për shaka, se një jetë më e mirë në Ballkan nënkupton qëndrim në vendlindje dhe jo azil në Francë. Por, për ta arritur këtu nevojiten për tu krijuar kushte.

Presidentët kanë premtuar mbështetje për projektet e tyre pasi rininë e shohin si një mjet pajtimi dhe bashkëpunimin si mënyrë. Vetë Vuçiç u premtoi se do të shtojë buxhetin për këto ide pozitive në rajonin e trazuar të Ballkanit.

Tv Klan