Gara në Universitet është në fazën e saj më të nxehtë. Pjesë e garës për të fituar të drejtën e studimit janë bërë 21 mijë e 600 maturantë. Numri i tyre ka ardhur në ulje për arsye edhe të kriterit të mesatares mbi 7 në aplikim.

Ndërkohë që këtë vit ka një trend të ri sa u përkët preferencave të maturantëve. Sipas Arjan Xhelaj, drejtorit të Rrjetit Akademik Shqiptar, të rinjtë po orientohen më shumë drejt tregut të punës.

Disa profile si mësuesi nuk ka ndryshime nga viti i kaluar. Ndërkohë që kërkesat në rritje kanë qenë edhe për programet e bujqësisë.

Universitete janë duke bërë përllogaritjen e pikëve dhe fituesit pritet të shpallen javën që vjen më 31 Gusht. Dhe ja cilat janë procedurat e regjistrimit.

“Janë 7 faza 48-orëshe. Me jeshile je fitues. Kur nis e bëhet portokalli, do shpallesh në fazën tjetër”.

Numri i maturantëve që janë me masatare 7.5 deri 10 është mbi 15 mijë. Ndërsa rreth 3 mijë janë me mesatare më të ulët dhe kanë aplikuar për profilet profesionale 2-vjeçare. Për shkak të pandemisë nga koronavirusi vitit i ri kademik nis në fillim të Nëntorit.

Klan Plus