Sfida më e madhe, pasurimi me tituj të rinj

Bibliotekat e qytetit po frekuentohen gjithmonë e më shumë nga të rinjtë. Kjo rritje vjen në një kohë kur Biblioteka Kombëtare ka hequr shërbimin e dhënies së librave jashtë ambienteve të saj.

Lorena Prifti: Një nga faktorët kryesore që është rritur interesi i të rinjve, është numri i shtuar i bibliotekave të qytetit, kushtet e reja të bibliotekave të qytetit.

Nga 27 njësi administrative që ka Bashkia e Tiranës, megjithatë për njësitë që nuk ka është parë kjo zgjidhje.

Lorena Prifti: Nëse biblioteka e Njësisë 2 ka një X numër librash, por numri i banorëve, nuk i plotëson kushtet, sigurisht mund t’i hyjë në suport pjesa e bibliotekës e Njësisë 3.

Një sfidë e përhershme është pasurimi i tyre me tituj të rinj.

Lorena Prifti: Çdo ditë botohet një libër i ri, këtu nuk mund të them që të gjitha bibliotekat janë të pasuruara me të gjithë titujt e librave, por sigurisht edhe librat që nuk ndodhen tek një bibliotekë, ndodhen tek një tjetër.

Shtimi i rrjetit të bibliotekave të qytetit, ndihmon nxënës e studentë që të shfrytëzojnë librat pa kosto, megjithëse po të kalosh jashtë qytetit të Tiranës, investimi në biblioteka është më i paktë dhe fondi i librave më i varfër.

Tv Klan