Fundi i muajit Nëntor do të sjellë fillimin e një marrëveshjeje të re midis Ministrisë së Punës së Çeshtjeve Sociale dhe Zyrës së Formimit Profesional të Greqisë. Rreth 160 të rinj do të nisen për në kurset e formimit profesional në Greqi. Pala greke ka ofruar dhe përcaktuar afatin një mujor për përgatitjen e dokumentave dhe hartimin e procedurave. Profesionet që janë ofruar janë 6 : kompjuter, parukeri, rrobaqepësi, hidraulik dhe zdrukthtari. Kandidatët që do u nënshtrohen konkurimin janë mbi 500 persona por vetëm 160 do të dalin fitues. Kurset që do të ndiqen janë për një periudhë 4 mujore dhe ecurinë e këtyre kurseve e ka shpjeguar shefi i zyrës së punësimit  Eduart Prodani.

Herën e parë ishin 7 kurse në të cilën u kualifikuan të rinjtë shqiptarë, ndërsa kësaj rradhe janë 8. Dy janë kurse për përdorim kompjuteri, kozmetike, rrobaqepësie, hekurpunuesish. Do të kemi tre ditë intensive testimi dhe më pas grupi do të niset për në Greqi ku besoj se do të dalin me sukses. “

Pamje nga Ministria e Punës, shefi i zyrës së punësimit Eduart Prodani./tvklan.al

Gazetare : Holta Zhiti