Trajneri i zikaltërve ka disa arsye të forta që të vazhdojë të jetë pjesë e projektit zikalktër

Strategjia e heshtjes e përdorur nga Antonio Konte në javët e fundit e ka një shpjegim, frika nga pyetjet për të ardhmen e tij.

Sezoni u mbyll me sukses për trajnerin puljez, i cili tani duhet që të marrë një vendim. Gjithçka do të varet nga ajo që do t’i ofrohet nga drejtuesit zikaltër.

Janë disa arsyet që mund ta bindin Konten që të vazhdojë të drejtojë Interin.

Pikë së pari është kontrata. Trajneri do të përfitojë edhe për një tjetër sezon 13 milionë Euro e në këtë kohë pandemie, vështirë që të gjesh më mirë.

Interesim ka pasur nga Totenhemi dhe Arsenali për të, por oferta konkrete nuk i kanë shkuar.

Tek Interi, Konte ka krijuar një marrëdhënie speciale me grupin, e kjo është e rëndësishme për të tjera suksese.  Bashkë kaluan vështirësi të mëdha, e kjo do të thotë shumë.

Edhe pse ndonjë emër mund të ikë, prapë do të ngelet krijesa e tij.  Fitimi i titullit kampion i ka dhuruar atij një rol edhe më me rëndësi në botën zikaltër. E kaluara juventine është harruar. Madje për tifozët zikatlër ai konsiderohet si garancia kryesore për të çuar përpara projektin.

Pra, të gjitha këto arsye, i mundësojnë atij të punojë i qetë për të projektuar suksese të tjera.

Klan News