Rama poston qëndrimin e regjisorit Spiro Duni për teatrin

Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe sot të postojë deklarata të artistëve që janë pro shembjes së ndërtesës ekzistuese të teatrit dhe ngritjes së një godine të re.

Ai sjell në vëmendje qëndrimin e regjisorit Spiro Duni, që sipas Kryeministrit, ashtu si shumica dërrmuese e komunitetit teatror, kërkon që karakatina e qerestesë, tanimë e kthyer në kështjellën prej tallashi të politikanëve aktorë e të aktorëve politikanë, të shembet një orë e më parë për t’ia lënë vendin godinës së re të Teatrit Kombëtar.

Duni në deklaratën e tij thotë se ndërtimi i teatrit të ri është emergjencë kombëtare duke shtuar se asnjë centimetër  truall nuk cënohet dhe se të zotët ndër vite do të kenë stendat e tyre të mirënjohjes në hollet e tempullit të ri!

Tv Klan