Vetëm 17 ditë na ndajnë nga fillimi i kampionatit europian. Siç është lajmëruar, Televizioni Klan do të transmetojë ekskluzivisht dhe pa pagesë të gjitha ndeshjet e Euro 2024 por jo vetëm kaq. I gjithë kampionati sportiv do të ketë programe të dedikuara për çdo ndeshje.

Siç u zbulua në emisionin “Opinion”, Gent Lasku do të vijë me drejtimin e Euro Zone i cili do të na shoqërojë përpara dhe pas çdo ndeshjeje. Alban Xhihani do të komentojë ndeshjet, ku fokusi më i madh do të jenë sigurisht përballjet e kombëtares kuqezi. Pas përfundimit të ndeshjes së fundit për mbrëmjen, do të keni mundësi të ndiqni një spektakël sportiv në ekranin e Tv Klan nën moderimin e Marina Vjollcës.

Blendi Fevziu: Do  e keni çdo natë emisionin?

Gent Lasku: Emisioni ëe unë drejtoj është para dhe pas çdo ndeshjeje kështu që fillon me 6 dalje në ditë dhe sipas ndeshjeve  pastaj do të reduktohet.

Blendi Fevziu: Për çdo ndeshje?

Gent Lasku: Për çdo ndeshje.

Blendi Fevziu: Edhe ti për çdo ndeshje do të raportosh?

Alban Xhihani: Ne do të jemi,  sidomos vëmendjen e kemi te 3 ndeshjet e kombëtares. Do të akomodohemi që përpara kampionatit europian në datën 14, do të jemi atje në ditën e hapjes.

Blendi Fevziu: Po ti nuk mund të replikohesh në 6 pjesë.

Alban Xhihani: Unë do të jem për të komentuar 3 ndeshjet e kombëtares live në Dortmund, në Hamburg dhe në Dyseldorf, pastaj kthehemi për të vazhduar komentet këtu në Televizionin Klan. Do të shkojmë përsëri prapë për fazën finale. Të gjitha komentet do të jenë me dopio koment, pra është me komentin teknik si asnjëherë tjetër përpara, pra 51 ndeshje do të jetë komentatori dhe komentatori teknik ku janë ish emra të shquar të ekipit kombëtar, specialistë të futbollit të cilët do të jenë në koment me grupin e komentatorëve që ne kemi. Plus pastaj edhe programi i madh që do të jetë çdo mbrëmje në Televizionin Klan.

Gent Lasku: Me Marinën.

Blendi Fevziu: Në çfarë ore është programi?

Alban Xhihani: Në orën 23:00, në 21:00 do të jetë ndeshja  e fundit, në 23:00 përfundon dhe “Opinion” s’do të ketë.

Blendi Fevziu: Jo, s’ka, e mbyll më datë 13./tvklan.al