Hetimet për vrasjen e 20-vjeçares Catherine Crouch kanë marrë një kthesë pozitive pasi bashkëshorti i viktimës e ka parë fytyrën e vrasësit. Siç shkruajnë mediat greke, vetë 20-veçarja dhe burri i saj 32-vjeçar në një pikë të caktuar kanë parë fytyrën e autorit pasi atij i ra copa që mbante në fytyrë për t’u fshehur.

Babis ka dëshmuar në polici se kur hajduti u ngjit në shtrat për të lidhur gruan, i ra mbulimi prej motoçiklisti që kishte. Vrasësi, sipas përshkrimit të tij, është një 30-vjeçar ezmer, rreth 1.7 metra i gjatë dhe i shëndetshëm. Ai nuk ka folur me bashkëpunëtorët gjatë gjithë grabitjes përveç momentit kur është larguar. Babis ka thënë se ai ka folur disa fjalë në një gjuhë që nuk e kuptonte dot.

Që prej këtij momenti, policia i ka treguar atij foto të ndryshme të kriminelëve që dyshohet se kanë kryer krimin. Autoritetet po presin gjithashtu rezultatet nga laboratori pasi besojnë me siguri se vrasësi i Caroline ka lënë materiale gjenetike në trupin dhe rrobat e viktimës.

Përmes një analize të veçantë të numrave të telefonit, oficerët po mundohet që të gjejnë sinjalet që janë emetuar nga kjo zonë. Sipas policëve, grabitësit kanë shkuar për të grabitur dhe nuk kanë qenë të përgatitur për të kryer vrasjen. Kështu që ata mund të kenë marrë telefonat me vete.

Po ashtu po hetohet për rrugën e arratisjes që kanë përdorur grabitësit. Ata besojnë se grupi fshihet në periferinë perëndimore të kryeqytetit grek.

Analistët e policisë greke besojnë se autorët janë anëtarë të një bande të madhe me shqiptarë dhe romë, të cilët karakterizohen për dhunën ndaj viktimave. Megjithatë, ky fakt veçse shkruhet në media, pasi autoritetet greke ende nuk kanë një profil të qartë të vrasësve të 20-vjeçares./tvklan.al