Defoort, postieri i vetëm në Francën kontinentale që dërgon postën me varkë

Në veri të Francës, 45 minuta me makinë nga Dunkirku, Charles Defoort është postieri i vetëm në Francën kontinentale që dërgon postën me një varkë.

Gjatë rrotullimit të tij prej dy orësh në një varkë të vogël prej druri, ai u dërgon postën rreth 50 banorëve që jetojnë në moçal gjatë gjithë vitit dhe në periudhën e verës arrin deri në 80 banorë.

24-vjeçari Defoort, bën postieri prej 4 vjetësh dhe shpërndan postën me varkë prej një viti më parë. Nuk ka emra rrugësh apo edhe rrugë në kënetën Audomarois, kështu që posta lokale duhej të përshtatej me veçoritë e zonës.

Ne kemi një hartë që tregon se ku jeton secili person. Kështu që ne nuk punojmë me adresa, por vetëm me emra“, tha Defoort.

Roli  i postierit është gjithashtu një mënyrë që banorët të kenë pak ndërveprim shoqëror. “Në verë ka turistë, por në dimër nuk ka turistë, nuk ka njeri. Kështu të paktën ne jemi të lumtur të shohim postierin“, tha Alexandra Dumoulin, e cila jeton në moçal prej 7 vitesh.

Klan News