Te Shqipëria ka entuziazëm për përballjen e parë të vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026 kundër Anglisë në stadiumin “Uembli”. Pavarësisht rivalit të fortë me futbollistë mjaft cilësorë, te kuqezinjtë mbizotëron qetësia.
Në listën me 26 futbollistë të grumbulluar nga trajneri Silvinjo për dy sfidat e marsit, 6 lojtarë luajnë në Serie A. Ata janë Sherri, Gjimshiti, Ismajli, Asllani, Ramadani dhe Berisha, ndërsa portieri Kastrati në Serie B. Mbrojtësit Kumbulla dhe Balliu aktivizohen në La Liga, ndërsa mbrojtësi Ajeti dhe sulmuesit Muçi e Manaj në Superligën turke.
Nga kampionati kroat vijnë Pajzaiti dhe Hoxha, ndërsa në Korenë e Jugut, Jasir Asani. Nga kampionati i Kosovës në listë është Brruti, kurse nga Superiorja vetëm Aliji. Uzuni është transferuar në MLS pas gjysmës së sezonit në La Liga 2, ndërsa Bajrami në Premier Ligën Skoceze.
Në listën kuqezi ka emra që luajnë në Çeki si Laçi, Strakosha në Greqi, por edhe në Poloni, Ukrainë e Portugali. I vetmi futbollist që e njeh Premier Ligën është Armando Broja, që vetëm së fundmi është aktivizuar, duke qenë jashtë nga muaji janar.
Ndërsa shumica dërrmuese e 26 lojtarëve të grumbulluar nga Tomas Tuhel luajnë në Premier Ligë. Janë 21 në total, ndërsa vetëm 1 aktivizohet në Championship. Kapiteni Harry Kane është pjesë e Bajernit, Bellingam i Real Madridit, Walker i Milanit dhe Henderson aktivizohet tek Ajaksi. Filozofia e gjermanit është një skuadër që të luajë sipas stilit të ekipeve të Premier Ligës, agresivitet dhe presion i lartë, e kjo është e kuptueshme nisur nga numri i madh i futbollistëve që janë pjesë e kampionatit më të ndjekur të botës.
Klan News