Një person ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë gjatë natës në Shkodër në drejtim të makianve së 36-vjeçarit D.N.

Policia sqaron se nga të shtënat me armë nuk ka persona të lënduar, por janë dëmtuar vetëm dy mjete që ishin të parkua në rrugë në pronësi të 36-vjeçarit.

Rreth orës 02:00 të mëngjesit të ditës së sotme, në fshatin Gomsiqe e Re, Njësia Administrative Velipojë, Shkodër, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjeteve tip “Ford Fiesta” dhe “Benz” në pronësi të shtetasit D. N., 36 vjeç, të cilat kanë qenë të parkuara në rrugë, pranë banesës së tij.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve“, njofton policia e Shkodrës./tvklan.al