Një person ka mbetur i plagosur pas një konflikti me armë që ka ndodhur rreth orës 02:00 të natës në fshatin Bishnicë të Pogradecit.

Mësohet se në konflikt u përfshinë 35-vjeçari me iniciale A.Ç. dhe një person tjetër me iniciale B.Sh. Ngjarja ka ndodhur në një lokal pas një sherri për motive të dobëta.

Gjatë konfliktit, 35-vjeçari qëlloi me automatik në drejtim të B.Sh. duke e lënë të plagosur këtë të fundit. Ai ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Pas ngjarjes, autori e hodhi armën në tokë dhe u largua nga vendngjarja.

35-vjeçari është shpallur në kërkim, ndërsa automatiku është sekuestruar nga policia. Hetimet vijojnë për të zbardhur tërësisht këtë ngjarje. /tvklan.al