Një konflikt pronësie mes kushërinjsh është bërë shkak për një tentativë vrasje në kryeqytet, e cila është parandaluar nga policia. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00, në rrugën “Hamdi Cenoimeri”. Policia e Komisariatit nr 6 ka arrestuar autorin Xhevahir Xhepa, i cili pas një konflikti me kushërinjtë e tij, ka qëlluar me armë zjarri.

Nga hetimet paraprake të policisë dyshohet se ky person ka një konflikt pronësie sëbashku me djemtë e xhaxhait të tij, I. Xh, S. Xh, Sh. Xh dhe B. Xh., të cilët janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Nr 6 për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Pas arrestimit të tij, policia ka sekuestruar edhe armën armën e zjarrit tip kallashnikov të përdorur për kryerjen e krimit, të mbetur në tentativë./tvklan.al