Një sherr me armë ka ndodhur natën e sotme në Tiranë, pranë ish-parkut të autobusëve.

Më konkretisht, në rrugën “Shefqet Musaraj”, pronar i një lokali të zonës është konfliktuar me një person tjetër të paidentifikuar ende. Ka qenë ky i fundit, i cili ka qëlluar me armë.

E mbërritur në vendin e ngjarjes, policia gjeti dy gëzhoja plumbash, ndërsa shoqëroi 35-vjeçarin e përfshirë në konflikt.

Burime nga policia e Tiranës bëjnë të ditur se ai është Laert Hita. Ai po merret në pyetje, me qëllim zbardhjen e kësaj ngjarjeje.

Fatmirësisht nga kjo ngjarje nuk pati njerëz të lënduar.

/tvklan.al