Një person ka mbetur i plagosur me armë pas një sherri që ka ndodhur në Laç pasditen e sotme. Nga burime policore mësohet se i plagosuri është E.Martini 19 vjeç.

Mësohet se ky i fundit ka mbetur i plagosur në gjendje të rëndë dhe është dërguar për mjekim në Spitalin e Traumës në kryeqytet. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet që ngjarja të ketë ndodhur pas një konflikti të çastit.

Rrethanat janë të paqarta dhe nuk ka ende informacion për autorin. Grupi hetimor i uniformave blu ka nisur punën për të zbardhur ngjarje dhe identifikuar e arrestuar autorin.

Njoftimi paraprak i policisë:

Në lagjen nr.1 në Laç, në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri shtetasi E.M. 19 vjeç, banues në Laç, i cili është transportuar në spital ku ndodhet nën kujdes mjekësor.

Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zones me qëllim kapjen e autorit.

/tvklan.al