Dy efektivë policie dhe një qytetar mbetën të plagosur me armë zjarri pasdrekën e kësaj të martë në Mamurras.

Burime paraprake për Klan News thonë se të plagosurit janë efektivët Flamur Ll. dhe Ilir Z., të cilët kanë marrë plagë në këmbë. Ndërsa personi i tretë i plagosur është Nikoll V.

Po sipas burimeve të Klan News, të plagosurit ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja dyshohet se erdhi pas një sherri mes disa të rinjve, por rrethanat e saj të plota momentalisht nuk janë të qarta. Edhe për autorët nuk ka ende informacione.

Në vendin e ngjarjes ndodhen forcat e policisë. Pritet që më shumë detaje të kemi në vijim./tvklan.al